Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn! Akuzohen për 6 vepra penale

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn! Akuzohen për 6 vepra penale

Arjan Ndoja dhe vendi i ngjarjes

SPAK ka mbyllur hetimet atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 dhe ka çuar dosjen në gjykatë për 2 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj nën akuzë për 6 vepra penale, për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal,. vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Në njoftimin e SPAK, dy të pandehurit akuzohen për 6 vepra penale, më konkretisht për vrasje të funksionarëve publikë, në dëm të Arjan Ndojës, vrasje në rrethana cilësuese ku humbi jetën Andi Maloku dhe e mbetur në tentativë kundër Aleksandër Lahos. Ndër të tjera ata akuzohen dhe për mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, grup i strukturuar kriminal si dhe për vjedhje. 

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

K.T./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simba: 28/01/2021 22:39

    Mir do ishte te merrte statusin e te penduartit doktorr Redjani e te tregonte dhe shoket e tjer se do e marr malli shum per grun e vet kur te haj te perjetshmin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë