TIRANË - A1Report sjell pamjet eksluzive të arrestimit të dy personave të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj bankierit Artan Santo të ndodhur mëngjesin e kesaj të enjteje në zonën e bllokut. Klodjan Gjozi është identifikuar si pronari i motorrit të përdorur në atentat.Ai është arrestuar në zonën e Bubqit në periferi të Fushë-Krujës, ndërsa ky shtetas ka pranuar pronësinë e motorrit duke deklaruar se 3 muaj më parë e kish shitur.
Por sipas policisë ky shtetas nuk ka deklaruar blerësin e motorrit apo një kontratë shtiblejreje, çka ka detyruar policinë ta arrestojë atë.
Por më tej ai ka dëshmuar se motorrin e ka shitur në një servis në dalje të Rinasit, ku pas kontrolleve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte në ambjentetet e këtij serivsi është shoqëruar dhe Sajmir Gjozi, i dyti i prangosur deri në këto momente për atentatin ndaj biznesmenit Santo, ndërsa për policinë këta dy shtetas konsiderohen si arrestime të suksesshme pasi nëse s’kanë qenë pjesë e atentatit në më të paktën e provave kanë siguruar mjetet për kryerejen e një vrasje siç është motorri.
Këta shtetas aktualisht janë sjellë në ambjentet e Drejtorisë së kryeqytetit, ku njëkohësisht grupi hetimor vazhdon punën me marrjen e dëshmive nga personat të cilët janë shoqëruar prej orëve të para të ngjarjes e deri me verifikimet e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO