TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar këtë të dielë dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit ndodhur më 5 janar në Rrugën e Kavajës. Amarildo dhe
Aurel Hoxhallari në seancën me dyer të mbyllura mësohet të kenë deklaruar se nuk janë arrestuar, por kanë shkuar vetë në polici, ndërsa me pafajësinë e tyre policia duhet të mbajë përgjegjësi për të gjetur autorët e vërtet të krimit.
Kushërinjtë Hoaxhallari kërkojnë lirinë: Nuk kemi lidhje me atentatinNë seancën me dyer të mbyllura kushërinjtë Hoxhallari mësohet të kenë kërkuar lirimin e menjëhershëm pasi sipas tyre, ata nuk kanë asnjë lidhje me atentatit.
Hoxhallari: Arrestimi të shpallet i paligjshëm, gjeni autorët e vërtetëAmarildo Hoxhallari është shprehur para gjykatës se nuk ka qenë policia që ka bërë arrestimin e tyre, por ata vetë janë dorëzuar në polici nga ku më pas janë arrestuar me akuzë të sajuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të nisin hetimet për arrestimin e paligjshëm të tyre, si dhe policia të gjej autorët e vërtet të atentatit ndaj Pajtim Serianit.
Arrestimi i Amarildo dhe Aurel Hoxhallari u bë më 10 janar ndërsa fillimisht Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë 20 ditë “arrest me burg” për t’i dhënë kohë prokurorisë për të faktuar akuzën. Në atentatin e Rrugës së Kavajës personi që plagosi Serjanin, Artur Baze, i dyshuar si vrasës me pagesë, mbeti vetë i vrarë pasi u qëllua nga efektivi Roland Mete, i cili ndodhej në lokal me Serjanin.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.4%
-
Mjaftueshëm
29.5%
-
S'kam mendim
7.2%
Vota total: 1382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Vrasja e Amarildo Hoxhallarit dhe lidhja e tij me kushëririn Aurel Hoxhallari, 'kapon' e grupit të Yzberishtit! Nga atentati ndaj Serjanit, tek ekzekutimi i Devi Kasmit
25 Gusht 2024, 13:59
-
I dënuar me burg për jetë për ekzekutimin e Devi Kasmit, GJKKO konfiskon pasuritë e Aurel Hoxhallarit
10 Korrik 2024, 15:59
-
Organizoi ekzekutimin e Devi Kasmit, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari! Dënim edhe për trafik droge 'grup i strukturuar kriminal'
19 Maj 2023, 15:04
-
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit dhe akuzohet për trafik droge, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Aurel Hoxhallarin
20 Janar 2023, 14:32
-
OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje, armë pa leje dhe drogë
2 Mars 2020, 13:20
-
Ekskluzive/ Lista e papublikuar e OFL: Nga Hoxhallari te vëllezërit Jahelezi, Shanaj i Fierit e Fatmir Kajolli
19 Shkurt 2020, 21:18