TIRANË- GJKKO ka dënuar me burgim të pëjetshëm Aurel Hoxhallarin organizatorin e vrasjes së Devi Kasmit në vitin 2018.  Ngjarja ka ndodhur më 29 janar të 2018 të Tiranë ku ekzekutori ishte shtetasi grek, Efthymiou Efthymious. Ka qenë SPAK që më 20 janar të këtij viti ka kërkuar të caktohet masa burg përjetë për Aurel Hoxhallarin.

Akuzat dhe pretenca e SPAK: 

  • Dënim i përjetshëm për “Vrasje me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal
  • 12 vite burgim për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”
  • 15 vjet burgim për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha
  • 20 vjet burgim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  • 15 vjet burgim për  “Kultivimi i narkotikëve”
  • 8 (tetë) vjet burgim për “Grupi i strukturuar kriminal”

Kujtojmë se për këtë vrasje është dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandoja greke, Eftimio Eftimiu. Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që  i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.

Vrasja e devi Kasmit
Kasmi u vra mbrëmjen e 29 Janarit 2018 pranë banesës së tij në rrugën “kongresi i manastirit” tiranë ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u pranogsën 5 persona dhe një u shpall në kërkim. Për krimin u arrestuan Efthymious Efthymiou, Elton Halipaj , Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari, Mario Meshini ndërsa u sekuestruan një arsenal luftarak në një banesë e dyshuar si baza e grupit në periferi të Tiranës. Meshini më pas u la i lirë. Identifikimi i Efthymiout dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë dhe një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontraktuar ish komandon grek.