Vijon të jetë në gjendje të rëndë per jetën biznesmeni Tefik Hyka.
Mjekët thonë se për shkak të hemoragjisë në kokë, nuk mund të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale dhe do të pritet që biznesmenit t'i largohet gjaku nga koka më pas t'i hiqet plumbi.
Ndërkohë Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Burime për Shqiptarja.com thonë se Policia po heton në 4 pista për vrasjen e Tefik Hykës.
E para ka të bëjë me vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyli në vitin 1995.
Pista e dytë ka të bëjë me borxhet që Hyka kishte ndaj disa personave.
Burime nga Policia sqarojnë se 56-vjeçari u ka patur disa borxhe të mëdha personave të rrezikshëm.
Gjithashtu Policia po heton edhe konfliktet që Tefik Hyka mund të ketë patur në Francë. Ai jetonte prej vitesh në Francë dhe që prej konfliktit për vrasjen e Dritan Avdylit në Shijak, 58-vjeçari u largua për shkak se i trembej hakmarrjes.
Policia po heton edhe pistën e ndonjë konflikti familjar, për shkak të disa tokave që familja e tij ka në fshatin Lalm të Tiranës.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se tentativa për të vrarë Tefik Hykën është bërë me porosi.
Dyshohet se vrasja është porositur nga jashtë shtetit dhe atentatorët prej disa javësh kanë përgatitur vrasjen. Ndërkohë Policia ka marrë në pyetje disa persona për vrasjen e Tefik Hykës. Një ndër miqtë e 58-vjeçarit me të cilin Tefik Hyka piu kafe pak minuta para atentatit është shoqëruar në Polici.
Ai ka thënë në Polici se Hyka nuk ruhej dhe nuk ka informacione për atentatin.
Gjithashtu në Polici janë pyetur edhe disa miq të tjerë të tefik Hykës, të cilët gjithashtu u shpreën se nuk kanë informacione kush i ka bërë atentat.
Tefik Hyka u qëllua me një plumb në kokë ditën e djeshme pranë stadiumit “Selman Stermasi”.
Ai i mbijetoi atentatit dhe shkoi i vetdijshëm në spital, ndërkohë që më pas filloi hemoragjia dhe mbahet në jetë me aparatura.
Ndërkohë Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet si bashkëpunëtor, por të dhënat e këtij personi mbahen të fshehta për shkak të hetimeve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO