Detaje të reja kanë dalë dritë pas atentatit që iu bë Thimjo Rubatit i njohur edhe me emrin Sandri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës.Sipas burimeve dyshohet se dy autorët me motor e me skafandra që e lanë të plagosur në biznesin e tij erdhën nga rruga Mit'hat Hoxha dhe nga stadiumi në drejtim të portit qëlluan drejt Thimjo Rubatit 9 herë me armë pistoletë 9 mm.

Pas breshërisë së plumbave autorët ende të paindentifikuar u larguan nga vendngjarja drejt zonës së plazheve në zonën e Baba Rexhepi. Sipas të njëjtave burimeve ata mund të jenë larguar më pas me skaf dhe dyshohet se kanë marrë me vete edhe motorin e përdorur.

Ndërkohë 50-vjeçari raportohet se ka qenë në gjendje të vetëdijshme pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët pasi ka deklaruar se nuk ka njohur personat që e qëlluan. Pas plagëve të marra ai u dërgua në spitalin e Janinës për mjekim të specializuar, teksa shërbimet e policisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Emri i Thimjo Rubatit nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

Lajm në përditësim…