TIRANE- Ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë biznesmeni i duhanit Ndue Cini, i cili u qëllua me armë zjarri teksa po kthehej në banesën e tij në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në 20 mars pranë “Urës së Thive”. 48-vjeçari, Ndue Cini, mbeti i plagosur me plumb në kokë, por 8 ditë më pas ndërroi jetë në spital.
 
Cini ishte duke u kthyer në banesë në automjetin e tij por kur ka tentuar të futet në kthesën që të çonte në shtëpinë e tij një person i ka dalë në anë të rrugës dhe i është afruar automjetit të 48-vjecarit më pas ka qëlluar dy herë në drejtim të Cinit, duke e lënë të plagosur rëndë.
 
Autori duke përfituar edhe nga errësira ka mundur të largohet me një motoçikletë, ndërsa policia dyshon se ai mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.
 
Mësohet se Ndue Cini merrej me tregti dhe kishte në pronësi, bashkë me të vëllezërit disa dyqane ndërsa nuk njihej si person problematik.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)