Atentati në Elbasan/ Viktima kushëri me Arjan Spahiun, të ekzekutuar në Bruksel...lidhja me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt

Report Tv mëson se viktima i atentatit të sotëm, Everest Çaka  është djali i tezes së Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është ekzekutuar me 8 plumba në Bruksel në nëntor të 2020. Vite më parë atij i është vrarë edhe vëllai.
Kush është Ardit (Arjan) Spahiu? Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan.

Ardit (Arjan) Spahiu

Erion Alibej, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri, lidhja me 2 vrasjet e bujshme të korrikut 2020! 2 autorët në kërkim (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën