FIER - Megjithëse prokuroria e Fierit ka siguruar prova bindëse që Ilir Memushaj ka lidhje në vrasjen e Denis Kasajt, i arrestuari para gjykatës së Fierit nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se s’ka lidhje me këtë krim të rëndë. Pavarësisht kësaj gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në qeli Ilir Memushajn, të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Denis Kasajt në Fier dhe plagosjen e dy personave të tjerë në 8 janar të këtij viti. Gjykata vendosi ndaj vlonjatit Memushaj masën e sigurisë të “arrestit me burg”, ndërsa i pandehuri nuk ka pranuar krimin. Në një seancë të zhvilluar pa praninë e gazetarëve, mësohet se organi i akuzës të jetë shprehur se ndaj Ilir Memushajt ka prova që vërtetojnë përfshirjen e tij në ngjarje. Madje prokuroria shprehet se nga tabulatet e verifikuara ka rezultuar se Memushaj ka qenë afër vendit të krimit, gjë e cila është mohuar nga i arrestuari.
Pamjet filmike
Një kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qira në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt pasditen e së premtes dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti. Prokurori i Fierit Ardian Ylli ka firmosur urdhër-arrestin për Ilir Memushaj, i cili është arrestuar menjëherë nga policia teksa ishte duket udhëtuar në Vlorë me një automjet tip “Audi”. Vlonjati Memushaj është identifikuar si personi që ka marrë me qira automjetin tip “Toyota” tre ditë para vrasjes, e cila është përdorur në pritën e ngritur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të vjetër”. Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se makinës tip “Toyota” që është në pronësi të një agjencie për dhënien e makinave me qira në Tiranë, i janë hequr targat shqiptare dhe i janë vendosur targa të huaja. Hetuesit thonë se personi që ka tërhequr makinën dhe ka plotësuar dokumentacionin pranë agjencisë është i arrestuari Ilir Memushaj. Tashmë të gjitha dokumentet e sekuestruara nga prokuroria dhe pamjet filmike janë administruar në dosje.

Ilir Memushaj gjate momentit te hyrjes ne gjykaten e Fierit

Denis Kasa, viktime e atentatit ne 8 janar
Ngatërruan objektiv
Denis Kasaj, i riu që mbeti i vrarë me disa plumba nuk ka qenë objektivi i pritës së ndodhur dy ditë më parë në Fier. Vrasja e Kasaj ka qenë e gabuar, pasi plumbat e kallashnikovit janë nisur për shokun e Kasajt shtetasin Klement Kastratin. Ky i fundit njihet si person me precedent penale dhe i etiketuar nga policia e Fierit se merret me trafik droge në Holandë dhe Belgjikë. Burimet pranë prokurorisë së Fierit thanë për gazetën se tregtia e drogës e pazaret e prishura kanë qenë dhe motivet kryesore të këtij atentati. Më tej burimet shtuan se Klement Kastrati është proceduar për një plagosje para 6 vitesh, por më pas kjo çështje është pezulluar për shkak të mungesës së provave. Pista e hakmarrjes sipas hetuesve ka rënë, kjo pasi edhe pala e dëmtuar në këtë plagosje nuk e ka vijuar më tej problemin, madje nuk ka shfaqur asnjë sinjal për tu hakmarrë.
Tek agjencia
Hetuesit thonë se personi që ka tërhequr makinën dhe ka plotësuar dokumentacionin pranë agjencisë është i arrestuari Ilir Memushaj. Tashmë të gjitha dokumentet e sekuestruara ndodhen në dosje.
Tabulatet
Madje prokuroria shprehet se nga tabulatet e verifikuara ka rezultuar se Memushaj ka qenë afër vendit të krimit, gjë e cila është mohuar nga i arrestuari.
Vendimi
Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në qeli Ilir Memushajn, të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Denis Kasajt.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO