Atentati në lokalin e tij, Fatjon Murati në ‘arrest shtëpie’ kishte kërkuar leje të lëvizte për të bërë vizita shëndetësore, si kaloi kufirin me Kosovën

Edhe pse Fatjon Murati sot është në Turqi dhe i shpëtoi breshërisë së plumbave të derdhur në drejtim të lokalit të tij mbrëmjen e 12 marsit, në Gjykatën e Tiranës u shty seanca që ishte parashikuar për të dhe Kristjan Gjinin, të akuzuar për armëmbajtje pa leje për arsenalin e armëve që iu gjet të dyve disa muaj më parë.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokates mbrojtëse e Gjinit, teksa ishte parashikuar që prokuroria të jepte konkluzionet. Burime bëjnë me dije se disa javë më parë Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokuroria leje 1 mujore të dilte në orën 08:00 të mëngjesit nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20:00 për arsye shëndetësore, pasi do të kryente disa ekzaminime, kërkesë që i është refuzuar.

Fatjon Murati, pas ngjarjes kriminale të Don Boskos, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, 58 vjeçe, u lënduar mbesa e saj e mitur dhe u plagosën 5 të tjerë, nuk u gjet në banesën teksa ishte në arrest shtëpie. Ai rezulton të ketë ikur nga vendi po atë ditë, fillimisht përmes pikës kufitare të Morinit në Prishtinë e më pas në drejtim të Turqisë.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që Fatjon Murati ka kaluar kufirin në “arrest shtëpie”. Rezulton se të enjten e 19 janarit ai ka qenë në Kosovë dhe pasaporta i është vulosur në dalje dhe në hyrje. Referuar marrëveshjes midis dy vendeve, në këtë periudhë të vitit kontrollet bëhen vetëm në ditën e javës, përjashtuar fundjavën dhe ditët e festave, që do të thotë se Murati është kontrolluar sipas rregullave dhe në TIMS nuk është shfaqur asgjë për masën e tij.

Në lokalin e Muratit autorët u afruan me BMW, dolën prej saj dhe hapën zjarr. Pas kësaj u larguan me shpejtësi dhe dogjën makinën në fshatin Likmetaj bashkë me 3 kallashnikovë. Në lokal u gjetën 19 gëzhoja plumbash.

Si ndodhi ngjarja dhe itinerari i autorëve?
Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj. Gëzhojat e gjetura në lokal janë saktësisht 17 copë dhe janë të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, njëlloj siç u gjetën të djegura në makinë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim