Kryetari i Patisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp, ka komentuar atentatin e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku i vrarë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe i plagosur rëndë Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së.

Berisha thotë se kjo ngjarje është kryer për llogari të bandave kriminale që kanë lidhje me shtetin ndërsa thotë se në zonë prezent kanë qenë dhe forca të FNSH të pozicionuara aty që pas grabitjes së një shume parash në Rinas.

“Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar dhe drogës, është një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se sa banda e Shullazit.

Vendi i ekzekutimit publik të tyre, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër. Në atë zonë, përveç patrullës së policisë së rendit, është patrulla e policisë rrugore dhe po aty ngjitur është furgoni i FNSH-së, i instaluar aty që pas vjedhjes së shekullit të parave në aeroportin e Rinasit. Është edhe një njësi, e cila rri aty në mbrojtje të sallonit të VIP-ave, kur kalojnë qeveritarët.

Pra, nuk ekziston asnjë zonë tjetër, asnjë territor tjetër në të cilin të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale. Është gjithsej 100 metër nga rajoni i policisë së Rinasit, është pak metra nga dalja e sallonit të VIP-ave”, tha Berisha.

Sali Berisha thotë se kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe asaj të Brendshme, Albana Koçiu.

“Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë... Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.

Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin”, tha Berisha.

Kryedemokrati Berisha gjithashtu ka paralajmëruar protesta përpara ndërtesës së kryeministrisë. Kjo nuk është një gjë e re nga opozita, pasi të shumta kanë qenë dhe protestat e organizuara më parë e revoltat, por pa arritur asnjë rezultat nga ato çfarë i kanë premtuar qytetarëve.

Berisha paralajmëron se dita e hënë, do të jetë e para ditë e parlamentit për qytetarët përpara kryeministrisë, ndërsa shton e skenari për protestën kombëtare ende nuk është përcaktuar.

“Dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare, ajo do thirret në momentin e duhur Protesta kombëtare do përcaktohet skenari. Ajo do thirret në momentin e duhur”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Protesta para kryeministrisë, mesazhi i PD për strukturat: Pas Lali Erit, radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli

1762867603_saliberisha.jpg

Sali Berisha

"Të dashur miq: 

Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë,

E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria"

Ky është mesazhi që struktrat e Partisë Demokratike kanë marrë mbrëmjen e sotme për t'u mobilizuar për protestën e paralajmëruar gjatë paradites nga Sali Berisha.

Ora 13:45
VIDEOLAJM/ Gafa e Sali Berishës: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër gafë. Nga selia blu, ku po komentonte atentatin mafioz në Rinas dhe po denonconte sipas tij lidhjet e Gilmando Danit me qeverinë

Në vend se të shprehej që Dani kishte lidhje me ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Berisha lëshoi një tjetër gafë, duke thënë se Dani ka qenë krahu i djathtë i Ervin Salianjit.

Berisha në fakt duket se as nuk e kuptuar gafën e tij, duke vijuar totalisht i qetë konferencën dhe as nuk e korrigjoi gabimin e tij.

“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si bodygard dhe financues për ministrin Gonxhe. Cuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqir, drejtoi i IMT, ky që prish lokalet. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.