Atentati në Rrëshen, drejtori i policisë Lezhë: Viktima ishte në tavolinë me 3 të plagosurit në lokalin e tij, u ekzekutua nga 2 të maskuar me fuoristradë! Konflikti me fiset e tjera, pistë hetimi

 

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Rrëshen ku u ekzekutua Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të tjerë. Sipas drejtorit të policisë, Alfred  Elezi viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë.

“ Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të.  Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën.

Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.

Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën.”


Lajmi kryesor:

Vrasje për hakmarrje në Rrëshen, ekzekutohet 59 vjeçari që kishte dalë nga burgu! Në mars u arrestua për atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit! Tre plagosen


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës