Foto: Personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë
Shkoder- Personi i tretë që ka qenë në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar akoma nga Policia e Shkodrës.
Ndërkohë Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron foton e tij.
Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, (atentati ndodhi rreth orës 15:50, 30 tetor 2024) por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
Në foto personi është pasi ka dalë nga makina. Duket i tronditur dhe duart i ka me gjak, dhe në ball ka njollë gjaku.
Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë, 30 tetor, u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marrë në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.
Policia e Shkodrës dyshon se në makinën ku ishin viktimat kanë qenë 3 persona, kjo pasi u gjetën 3 pistoleta. Personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar. Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik.
Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë, në moshe të re, ardhur nga Mali i Zi. Sipas hetuesve, dy janë qitës, i treti shofer dhe një i katërt mendohet se i priti në rrethina, ku vrasësit u arratisën pasi dogjën makinën “Range Rover”. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes mes bandave, pasi njihet armiqësia disa vjeçare mes Liceve dhe Bajrave.
Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon pamjet pak minuta pas atentatit ku viktimat janë të shtrira në tokë, por për shkak të pamjeve të rënda dhe ndjeshmërisë që mund të shkaktojë ka vendosur të mos e publikojë.
Lajmi kryesor:
Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë me Licin e Bushatin! Viktimat u gjetën jashtë mjetit
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Nëntor, 11:21
A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?
-
Po
28.9%
-
Jo
64.5%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza
10 Nëntor, 17:54
-
Shkodër, i vihet eksploziv në derën e banesës, tre muaj më parë i vunë lëndë plasëse tek biznesi i tij agjenci funerale (EMRI+VIDEO)
10 Nëntor, 07:59
-
Flamur Vezaj: Shteti ra në Shkodër! SPAK-u, BKH-ja, SHISH-I, prokuroria e Shkodrës dhe Policia dështuan (FOTO)
9 Nëntor, 14:17
-
Atentati në Shkodër/ Berisha: Vrasje me licencë qeveritare! Rama po mbron Bajret se atje i siguruan fitore! Krimet në këtë qytet flenë në SPAK
8 Nëntor, 13:15
-
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
8 Nëntor, 12:43
-
Shkodër/ Mjeti del nga rruga dhe merr flakë, në të udhëtonte familja me 4 persona, transportohen në spital
8 Nëntor, 12:40
-
Shkodër/ Regjistroi banesën në emër të tij me dokumente të falsifikuara, babai kallëzon djalin në polici
8 Nëntor, 11:31
-
Atentati me 4 viktima në Shkodër/ 'Mes autorëve dhe viktimave pati shkëmbim zjarri', del ekspertiza e makinës së Hamza Licit
7 Nëntor, 15:51
-
Shkodër/ Shtëllunga të zeza tymi dhe flakë, përfshihet nga zjarri magazina! Pamjet nga vendngjarja
7 Nëntor, 11:02
-
Atentati me 4 viktima në Shkodër, 1 minutë heshtje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
6 Nëntor, 17:55
-
Pamje nga kamerat e sigurisë/ Si u vodh 'Range Rover Sport' që u përdor në atentatin e Shkodrës
5 Nëntor, 14:34
-
Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Dhashë në SPAK sqarimet që mu kërkuan! Kush do, të merret me llafe
5 Nëntor, 11:15