Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e të hënës në Shkodër, ku është qëlluar me dy plumba shtetasi Syrri Mehmetaj, që njihet si tregtar në këtë qytet. Mehmetaj sapo ishte liruar nga burgu ku ka vujatur dënimin për plagosje.

Paraprakisht mësohet se një 44-vjeçar është qëlluar me armë teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” me targë AA031NL.

Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur shumë rëndë, por ka mundur që të shkojë vetë në Spitalin e Shkodrës. I plagosuri është identifikuar shtetasi Syrri Mehmetaj 44 vjeç.

Policia ka shkuar në spital dhe ka sekuestruar makinën e tij, duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

NGJARJA SIPAS POLICISË
Sipas njoftimit të policisë më datë 26 dhjetor 2016 rreth orës 11:50 salla operative e policisë është njoftuar se në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër, të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër,i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai nuk ka dëgjuar zhurma, por vetëm kur ka ndjerë dhimbjet e plumbit. Pas të shtënave i dëmtuari ka treguar se është shtrirë instiktivisht në makinë ndërkohë që personin që ka qëlluar mbi të nuk ka mundur ta identifikojë. Autorët janë larguar me shpëjtësi në drejtim të paditur
 
SILENCIATORI
Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe është bërë krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
 
Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
 
PYETJA E TË DËMTUARIT
Lidhur me këtë krim, policia e Shkodrës nuk ka pasur asnjë informacion. Madje patrullat e saj në qytet skanë arritur të dëgjojnë as krismat e armës, pasi autori ka përdorur një pistoletë me silenciator.

Një fakt të tillë besohet se e ka provuar dhe i dëmtuari  Mehmetaj, i cili ka treguar se teksa ecte me automjet është sulmuar paralelisht nga një person tjetër që ndodhej në një makinë. Ai nuk ka dëgjuar zhurma, por vetëm kur ka ndjerë dhimbjet e plumbit.

Pas të shtënava i dëmtuari ka treguar se është shtrirë instiktivisht në makinë, ndërkohë që personin që ka qëlluar mbi të nuk ka mundur ta identifi kojë. Autorët janë larguar me shpëjtësi në drejtim të

paditur. Ndërkohë që policia e qytetit të Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se krimi i rëndë, mund të ketë si motiv hasmërinë ose konkurrencën mes bizneseve.