Atentati në Tiranë ende pa autor
Petrit Marku humb këmbët

Atentati në Tiranë ende pa autor<br />Petrit Marku humb këmbët
TIRANE - Asnjë gjurmë nga autorët e atentatit me eksploziv në automjetin e Petrit Markut pasditen e djeshme, ndërsa familjarët qëndrojnë në Spitalin Ushtarak në pritje të një përgjigje për shëndetin e të afërmit të tyre.
 
Marku ndodhet ende nën trajtimin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ende nuk ka mundur të marrë dëshminë e tij, e cila do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
 
Ndërkaq,  4 personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga uniformat blu të kryeqytetit janë lënë të lirë, pasi nuk rezulton të kenë lidhje me ngjarjen nga hetimet dhe dëshmitë paraprake.
 
Vetë Marku ka fituar lirinë nga një amnisti e dhënë në vitin 2010 nga Presidenti i Republikës.

Pasditen e djeshme, ish-të dënuarit për vrasje Petrit Marku i është bërë atentat me eksploziv në zonën e Laprakës, në afërsi të sheshit Shqiponja.
 
Në momentin e shpërthimit, 40-vjecari po udhëtonte me makinë nën shoqërinë e familjarëve, motrën djalin e tij, si dhe një shtetase hungareze, për të cilën ende nuk dihet nëse ishte e bashkëjetuesja e tij apo jo.

Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit tip "Mercedes Benz Cabriolet", i cili ka marrë dëmtime të rënda në pjesët e poshtme, ndërsa janë plagosur lehtë 3 pasagjerët e tjerë. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit