Atentati në Tiranë, Marku vrau
në '99, hetohet hakmarrja

Atentati në Tiranë, Marku vrau<br />në '99, hetohet hakmarrja
TIRANE-  Ish të dënuarit për vrasje Petrit Marku i është bërë atentat me eksploziv pasditen e djeshme në zonën e Laprakës, në afërsi të sheshit Shqiponja.
 
40-vjecari po udhëtonte me makinë nën shoqërinë e familjarëve, motrën djalin e tij si dhe një shtetase hungareze për të cilën ende nuk dihet nëse ishte e bashkëjetuesja e tij apo jo, kur makina ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit tip Mercesed Benx Cabriolet, i cili ka marrë dëmtime të rënda në pjesët e poshtme, ndërsa janë plagosur lehtë 3 pasagjerët e tjerë. 

Përmes disa pamjeve ekskluzive të sjella në redaksinë e A1 REPORT nga kamera amatore, duken qartë dëmtimet që ka marrë drejtuesi i mjetit në të dyja këmbët.

SHPERTHIMI
Makina "Mercedes Benz Cabriolet" me targa AA 787 DK ka shpërthyer rreth orës 18:35 të 8 shtatorit 2013, dhe nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Petrit Marku, ndërsa janë plagosur lehtë, tre personat që e shoqëronin: Djali i tij rreth 12-14 vjeç, e motra dhe e dashura hungareze. Ata po ktheheshin nga drekë familjare.
Ai është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit për t’u transportuar më tej në Spitalin Ushtarak ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Më rëndë është drejtuesi i mjetit Marku, i cili ka pësuar dëmtime të rënda të gjymtyrëve të poshtme dhe u dërgua në sallën e reanimacionit, për t’iu nënshtuar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

EKSPLOZIVI POSHTE MAKINES
Nga pamjet e tv A1 Report shihet se sasia e ekspozivit është vendosur në pjesën e poshtme të automjetit, në anën e majtë ku ndodhet vendi i shoferit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth 200 metra nga vendi ku ndodhet mjeti, pasi drejtuesi humbi kontrollin e drejtimit të makinës. Nga grupi hetimor është konkluduar ishte vendosur eksploziv me telekomandë në pjesën e poshtme të mjetit.
 
Njësia antieksploziv pritet të hetojë më tje ngjarjen dhe llojin e eksplozivit të vendosur.

PYETEN DESHMITARET
Gazetari Arsen Rusta raportonte mbrëmë nga vendngjarja se policia ka thirrur për të dëshmuar katër persona, ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të subjekteve tregtare në të dy anët e rrugës dhe celularin e vetë Markut, për të kontrolluar thirrjet që ai ka pasur ditët e fundit.

DYSHOHET PER HAKMARRJE, MARKU ISHTE DENUAR PER NJE VRASJE NE 1999
Atentati dyshohet të ketë ndodhur për motive të hakmarrjes dhe hetimet paraprake çojnë në hapjen e dosjeve të vjetra, ku Petrit Marku rezulton autor i një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në kryeqytet, për të cilën u dënua me 25 vjet burg.

Për vrasjen e Manil Likës, Marku arriti t’i shpëtonte prangave të policisë shqiptare, ndërsa u arrestua në nëntor të vitit 2003 në Gent të Belgjikës, edhe pse përdorte pseudonimin Haki Mulaj nga Kosova. Në vitin 2005, 40-vjecari u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë.

KISHTE ARDHUR ME PUSHIME
Petrit Marku kthehej sëbashku me familjarët për në shtëpinë e tyre pranë rrugën Don Bosko, ndërsa kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri për pushime. Ndërkohë policia ka shoqëruar 4 persona në komisariat lidhur me ngjarjen dhe ka sekuestruar telefonin e 40-vjecarit si dhe kasetat e kamerave të sigurisë të subjekteve pranë vendit ku ndodhi shpërthimi për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.

petrit marku
(Në foto: Marku i plagosur, duke u nxjerrë nga makina)

makina laprake 1
(Foto nga vendi i ngjarjes, foto Antonio Çakshiri)

tritol
(Në foto: Automjeti duke u transportuar për në Drejtorinë e policisë të qarkut Tiranë, foto: A. Çakshiri)

Lajm në përditësim. Fillimisht u publikua në orën 18:35 të 8 shtatorit 2013.

Redaksia online
(ar.sh/e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit