VLORË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku protagonistë kanë qenë 2 efektivë policie dhe një trafikant droge. Report Tv mëson se i riu, i identifikuar me 3 emra Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po udhëtonin 2 policët, Angjelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë. Dëshmia e vetme e siguruar deri më tani është ajo e efektivëve, që iu kanë thënë kolegëve të tyre “se kanë parakaluar makinën ”Volkswagen”, autori ka menduar se i bënë bërë pritë dhe prandaj i ka qëlluar”.

Kjo është dëshmia e tyre, mirëpo ngjarja është mbuluar me mister dhe po hetohen disa pista. Dyshimet shtohen për shkak se makina të në cilën po udhëtonin 2 policët, jashtë orarit të punës, ishte një ‘Audi’ me xhama të zinj dhe menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, efektivët i kanë hequr targën. Motivet janë të paqarta. Report TV siguroi pamjet e para të ngjarjes, ku dëgjohen të shtënat në lagjen "Partizani" rreth orës 19:40 të së premtes. 

Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një të ri me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, ndaj të cilit në 2022 i është bërë një atentat, ku ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Autori është shpallur në kërkim nga policia, teksa grupi hetimor po heton në disa pista që mund të jetë një konflikt i çastit, ashtu siç kanë dëshmuar Breshani dhe Mehmetaj apo për motive të tjera ende të paditura.

Kush është autori?
Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i arrestuar në 2013 me 600 kg hashash. Në 5 janar të këtij viti, ai ra pre e një atentati, ku shpëtoi me disa lëndime në dorë. Ai u qëllua nga një automjet 'Audi' teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Këta të fundit e kanë qëlluar disa herë 36-vjeçarin i cili për fat të mirë ka marrë vetëm një plumb në dorë. Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ku më pas ka shkuar në spital dhe ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Duket se Diego Haxhiraj i druhej një atentati, edhe pse aso kohe deklaronte se ‘nuk ka konflikte me askënd’. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Qëlloi me armë në drejtim të policëve në Vlorë, kush është i riu me 3 emra që iu bë atentat në janar të 2022

1662145257_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson se në kërkim si autor i sulmit ndaj policiëve në Vlorë, është Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj. Ai është me precedentë penal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në janar të këtij viti Diego Haxhiraj i është bërë atentat, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Ora 09:49
Qëlloi me armë 3 punonjësit e policisë në Vlorë, shpallet në kërkim autori me 3 emra

1662145244_Screenshot3.jpg

Qëlloi me armë 3 punonjësit e policisë në Vlorë, shpallet në kërkim autori me 3 emra. Report Tv mëson se është shpallur në kërkim Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

"Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 shtetas (punonjës policie). 

Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volksëagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: 

D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë. 

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, njofton policia.