Atentatori i Azem Hajdarit propozohet për Qytetar Nderi, PD: Rama të tërheqë vendimin

Kryebashkiaku i Partisë Socialiste të Hasit, Adem Lala ka propozuar shpalljen Qytetar Nderi të ish-deputetit të PS, Gafurr Mazreku, i njohur për atentatin në Parlament më 16 shtator të -97-ës, ndaj liderit të Levizjes Studentore, Azem Hajdari.

Vendimi i kryebashkiakut të Hasit është bërë publik nga Partia Demokratike. Deputeti Flamur Noka e cilësoi skandaloz vendimin e kryebashkiakut të Hasit që do të kaloj për votim të hënën e javës së ardhshme. Deputeti demokrat i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të urdhëroj tërheqjen e propozimit.

Ish-deputeti Mazreku qëlloi me armë Azem Hajdarin në 18 shtator të vitit 1997 brenda Parlamentit të Shqipërisë. Në sallën e Parlamentit Mazreku ka nxjerr armën dhe qëlluar me tre plumba Hajdarin, në korridoret e Kuvendit duke e plagosur rëndë. Hajdari i mbijetoi atentatit të Mazrekut. Mazreku u dënua me 11 vite burg, por kreu vetëm 5 pasi përfitoi nga një amnisti.


Propozimi per te shpallur qytetar nderi Gafurr Mazrekun

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 14/06/2018 15:50

    Po Azemi nje trafikznt armesh e kontrabandist kafene e nafte pse duhet Tirona te mbaje bustet e tij.Ticohne a dej nga Shellat e Dragobise

    Përgjigju
  • Ahmet Meshi: 14/06/2018 15:34

    Keto tre fytyra qe kane bere kete "Projekt Vendim", Per dhenje Titulli, qe gjasme perfaqesojne Hasin, te ardhur me vota te manipulura e blera nuk kane ase nje moral per te bere propzime te tilla per njerez te tille, te cilet nuk kane dhene asnje kotribut per Hasin, i cili ka bere krim brenda ne Parlament. Ndresa per nje ishe punojs policie te shpallur" Deshmor i Atdheut", i vrare ne krye te detyres ne vitin 1999, nuk e kane bere. Kjo sere e pa moralshme ne viti 2017, u ndeshkua me 350 vota minis, ndersa ne zgedhjet e ardhme do dalin me kepuce te kuqe.....

    Përgjigju
    • Maks: 15/06/2018 06:32

      Me sa kemi par ne tv azemi e poshteroj ate kuksianin duke ja fut koken mes kembeve dhe per kete veprim ai azemi u plagos mesa kemi degju ata u falen me kanun duke barazu ofendimin me plagosje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor