Policia greke ka arrestuar 3 shetas shqiptarë në Athinë. Shqiptarët kanë qenë 4 në numër, por vetëm tre prej tyre janë arrestuar.

Ata kanë sulmuar me thikë një çift, në banesën e tyre.  Qëllimi ishte grabitja e ngelur në tentativë. Sipas mediave greke, burrin e shtëpisë e kanë plagosur lehtas.

Ngajrja ka ndodhur mbrëmë, në banesëm e çiftit, në rrugën “Apostolou Filipapou”. Shqiptarët i kanë kërkuar çiftit para dhe sendet e tyre me vlerë, por ka pasur rezistencë. Pasi kanë kuptuar se nuk po ja dilnin, të rinjtë janë larguar me ngut. Çifti ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila brenda pak orëve ka arrestuar 3 nga 4 të rinjtë.

3 të arrestuarit u përkasin moshave: 18, 19 dhe 20 vjeç.

Policia është në kërkim të shtetasit të arratisur.

 

d.gj/ Shqiptarja.com