GREQI - Dhjetëra njerëz janë plagosur dhe 70 të tjerë mësohet të jenë arrestuar gjatë përleshjeve me forcat speciale të policisë në Athinë mbrëmjen e vonë të së hënës. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës mbi grupet e të rinjve që hodhën gurë dhe shishe plastike, ndërsa digjen edhe flamujt amerikanë dhe atë të Bashkimit Europian.
 
Trazirat pasuan një protestë masive në përkujtim të revoltës studentore të vitit 1973. Rreth 40 mijë njerëz morën pjesë në protestën vjetore e cila është bërë një pikë e ndjeshme për zemërimin e grekëve mbi politikat e qeverisë aktuale, duke përfshirë shumë shkurtime të imponuara nga BE.
 
Ndërsa SHBA kritikohet rëndë, pasi akuzohet për mbështetjen e diktaturës ushtarake të viteve 1967-‘74. Protestuesit vendosën kurora me lule në memorialin e Universitetit Politeknik, ku besohet të kenë humbur jetën gjatë revoltës së atëhershme dhjetëra persona.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)