Kufiri i fundit është 9 prilli, shprehet me siguri të plotë një zyrtar i qeverisë greke. Atë ditë, Tsipras dhe Varoufakis do të kenë harxhuar të gjitha paratë e arkës. Dhe do të hapet një odise, që sjell në mendje, nisur nga mekanizmat e rëndë dhe të pandalshëm, disa falimente të shkaktuara nga institucioni italian që mbledh detyrimet fiskale, Equitalia. Në rast se qeveria greke nuk do të mund t’i paguajë këstin e interesave FMN-së, do të vijojë bllokimi automatik i Fondit Evropian të Shpëtimit, për të cilin madje do të kërkohet edhe rimbursim.
Greqia nuk paguan dhe shpall falimentin. Është groteske që një qeveri evropiane të shtyhet drejt falimentimit për shkak të kësteve të interesave për hua solidariteti, të marra nga vende të tjera gjatë një krize. Në këtë ngjarje askush nuk bën figurë të mirë, dhe nuk janë të Athinës mëkatet më të këqia.
Nëse me të vërtetë Greqia do të shtrëngohet të falimentojë, kur të shkruhet historia e kësaj faqeje të shëmtuar evropiane, do tw duhet të nisesh nga recetat ekonomike që i janë imponuar Greqisë nga kreditorët, të cilët sot janë kaq të ashpër.
Athina është bërë teatër i një eksperimenti të politikës shoqërore dhe ekonomike, të zgjidhur me një dështim po aq kolosal. Edhe vendeve të tjerë u është dashur t’i nënshtrohen terapisë së shtrëngimit, por vetëm në Greqi terapia u zbatua në një mënyrë kaq të verbër e të egër, deri sa gati e shkatërroi vendin.
Dy studjues gjermanë (po, pra, gjermanë), Sebastian Gechert dhe Ansgar Rannenberg, kanë llogaritur se kolapsi i Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë pas vitit 2009 shpjegohet gati krejtësisht nga shtrëngimi që, në të kundërt, duhej të kishte rimëkëmbur ekonominë. Pa Trojkën, thonë ata, Greqia duhej të kishte rënë në stanjacion, por jo në depresion.
Ky kolaps qendron në origjinë të nivelit maksimal borxh/PBB, për të cilin sot e kritikojnë Greqinë, sikur të mos ishte, në të kundërt, një pjellë e Trojkës. Kreditorët, të cilët tani qahen se ky raport në buxhetin grek është bërë i papërballueshëm, duhet të kuptojnë se kanë bërë gropën me duart e tyre.
Nuk është faji i Tsiprasit, i cili ka dalë së fundmi në skenë. Është e padëgjuar që Brukseli dhe Berlini, pasi Samarasi i tërhoqi për një kohë të gjatë prej hunde, vendosën t’i shtrëngojnë vidat Tsiprasit, i cili, ndryshe nga Samaras, reformat, për të cilat ka nevojë Greqia sot, do t’i bënte me të vërtetë.
Por nuk është as faji i Varoufakisit që paratë në arkë mbaruan këto muaj. Grekët kanë boshatisur llogaritë bankare, duke i çuar paratë jashtë shtetit, nuk paguajnë më taksat, duke hedhur faturat fiskale në koshin e plehrave, kryesisht pasi autoritetet evropiane prej muajsh përsëritin me zë shumë të lartë se Greqia po shkon drejt falimentit dhe daljes nga zona euro.
Zelli me të cilin Athinën e kanë shtyrë publikisht dhe në mënyrë të dukshme në qoshe, me gjermanin Schauble në krye dhe përtej çdo kujdesi diplomatik, ndoshta për t’i bërë qejfin opinionit publik, edhe pse një gjë e tillë nxiste largimin e kapitaleve, është një shembull i jashtëzakonshëm autogoli.
Apo ndoshta, jo. Është e vështirë të shkëputesh nga një përshtypje lidhur me atë se, në rast se përfundon me faliment, kjo erdhi sepse Greqinë e shtynë drejt tij në mënyrë të qëllimshme dhe të vullnetshme. Shtetet gjerman e holandez që nxitën një qendrim të tillë venë bast mbi mundësinë që pasojat e një daljeje të Greqisë sot do të ishin më pak të rënda mbi euron, se sa dy vjet më parë.
Mbi të gjitha, synohet të konsolidohet një paralajmërim që pason për vende të tjera të dobët e në borxhe, me Italinë në krye: Shikoni, se Evropa e ka seriozisht. Skifterët e Evropës së Veriut, që u mundën nga guvernatori Draghi lidhur me ndihmën e Bankës Qendrore Evropiane për vendet në vështirësi, apo nga Juncker lidhur me elasticitetin e buxheteve, që iu lejua Francës e Italisë, në shkëmbim përfitojnë skalpin e Athinës.
Dhe do të ishte tragjedia e fundit greke sikur, pikërisht kur në filmin e shtrëngimeve dalin titrat e fundit, bashkë me politikën e ndihmës bankare nga BQE në Frankfurt dhe elasticitetin nga Brukseli, të vinte goditja e fundit e Trojkës.
(Artikulli është botuar në gazetën “La Repubblica”)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com