Ka përfunduar procesi i numërimit të votave ne Qarkun Lezhe për referendumin e rikonfirmimint në krye të Partisë Demokratike te Sali Berishes.
Në degën e Mirditës morën pjesë 712 votues, nga të cilët 667 votuan pro, 28 kundër dhe 8 abstenuan.
Në degën e Kurbinit votuan 975 anëtarë. Nga këto, 952 vota ishin pro, 6 kundër, 4 abstenim, ndërsa 13 vota rezultuan të pavlefshme.
Ndërsa në degën e Lezhës, nga 1222 votues në total, 1059 votuan pro, 38 kundër, 45 abstenuan dhe 80 vota u shpallën të pavlefshme.
Procesi i votimit dhe numërimit u zhvillua pa incidente, ndërsa drejtues të PD-së e cilësuan referendumin si një tregues të mbështetjes së anëtarësisë dhe bashkimit të demokratëve.
Lajmi kryesor:
Berisha rikonfirmohet pa gara kryetar me 94.6% të votave! Do mbaj shënim votën e atyre që më dolën kundër! Po merr 17 mijë vota më pak se Basha në 2021









