Autoritetet greke janë të shqetësuara, pasi Shqipëria nuk ka arrestuar dhe ekstraduar të kërkuarit nga drejtësia e tyre. Në një artikull të publikuar nga gazeta më e madhe greke ‘Kathimerini’ theksohet se pala greke është ankuar gjatë ministeralit të Selanikut, pasi homologët shqiptarë nuk bashkëpunojnë për ekzekutimin e urdhër arresteve ndërkombëtarë ndaj shqiptarëve.

Në artikull thuhet se nga viti 2000 janë dërguar në Shqipëri 184 urdhra arresti ndërkombëtar. E ndërsa nuk sqaron sa urdhra janë ekzekutuar, grekët shtojnë se shqiptarët që janë të kërkuar për krime kanë gjetur strehë në vendin e tyre duke ndryshuar identitetin.

‘Kathimerini’ citon një zyrtar grek që thotë gjithashtu se edhe në rastet që kërkojnë ekstradimin e një të dyshuari, pala shqiptare thotë se do u dërgojmë dosjen e përkthyer, me qëllim që të pandehurit të mos ekstradohen në Greqi, po të gjykohen në Shqipëri.


Shkrimi ne gazeten greke Kathimerini