ATHINË, 4 mars /ATSH-ANA-MPA/ - Me një paketë prej gjashtë reformash qeveria greke do të fillojë bisedimet me partnerët institucionalë ndërkombëtarë, me objektivin për një marrëveshje të re.
Sipas burimeve qeveritare greke, gjatë reformat janë si më poshtë:
1 & 2 - Kriza humanitare & Reforma administrative
Bëhet fjalë për një përpjekje më të madhe të luftës kundër varfërisë në ushqime të domosdoshme, strehim dhe energji elektrike optimale, që do të ndërthuret me reformën administrative që e ka nevojë i gjithë vendi.
3 - Projektligj për rregullimin e detyrimeve të pashlyera ndaj shtetit dhe enteve të sigurimeve shoqërore.
Çlirim dhe rishqyrtim të mijëra debitorëve në sistemin e tatimeve me një mënyrë që do të ndihmojë krijimin e së ashtuquajturës ndërgjegje tatimore, që nuk redukton kapitalin e detyrimit dhe që stimulon debitorët korrektë.
4 - Reformim i administratës tatimore.
5 - Aktivizim i Këshillit Tatimor.
6 - Krijimi i një trupe të zhdërvjellët të kontrolleve të adresuara tatimore, të përbërë nga kontrollorë të përzgjedhur rreptësisht./ a.jor.