ATHINË, 17 nëntor /ATSH-ANA-MPA/ - Jemi në gatishmëri për të evituar mundësinë e një incidenti të nxehtë me Turqinë, i ka theksuar gazetës greke "Real News", nënkryetari i qeverisë dhe ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos.
"Ne bëjmë lëvizje të drejtëpërdrejta me qëllim që të evitojmë shkallëzimet, sepse përshkallëzimi ushtarak nuk e ka ndihmuar kurrë Greqinë dhe rajonin", theksoi zyrtari i lartë grek.
"Eshtë tjetër gjë të thuash kam një korracë mbrojtëse, se kam një fuqi evituese dhe po të nevojitet ta përdor, dhe tjetër të përfshihesh në kriza, të cilat nuk kanë perspektivë, nuk kanë kuadër strategjik dhe gjithmonë shkaktojnë situata të dëmshme, të cilat fatkeqësisht konsolidohen", shtoi Venizelos./ a.jor.











