La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e gjashtë. Ky raund po zhvillohet në mesjavë, i ndarë në tre ditë. Të mërkurën u zhvilluan tre duele. Real Sociedad fitoi 1-0 kundër Mallorcas, Atletico Madrid mposhti 3-2 Rayo Vallecanon, ndërsa Getafe dhe Alaves u ndanë në barazimin 1-1.
Në 'Metropolitano', Atletico Madridi vendas mposhti 3-2 Rayo Vallecanon falë tripletës së Julian Alvarez. Argjentinasi shënoi në minutën e 15-të, para se Vallecano të përmbyste me Chavarria dhe Garcia. Mirëpo ndeshja e javës së shtatë në La Liga u vendos nga Alvarez, i cili në minutat 80-të dhe 88-të shënoi edhe dy herë të tjera për të përmbysur ndeshjen për 3-2.
Në 'San Sebastian', Real Sociedad fitoi 1-0 kundër Mallorcas. Ndeshja u vendos nga goli i kapitenit Mikel Oyarzabal në minutën e 49-të. Në "Coliseum", Getafe dhe Alaves barazuan 1-1. Arambarri shënoi për vendasit, ndërsa te miqtë barazoi Guevara. Sot luhen Osasuna - Elche dhe Real Oviedo - Barcelona.
VIDEO/ 'Spidermani' Julian Alvarez shënon tre gola, Atletico Madrid fiton 3-2 kundër Vallecanos