Organizoi ditëlindjen me miq e familjarë, atleti më i shpejtë në botë infektohet me Covid19

Organizoi ditëlindjen me miq e familjarë, atleti më i shpejtë në botë infektohet me Covid19

Usain Bolt

Njeriu më i shpejtë në planet, Usain Bolt është infektuar me koronavirus. Atleti i njohur xhamajkan festoi 34 vjetorin pak ditë më parë.

Mendohet të jetë infektuar me Covid19 në festën e ditëlindjes të organizuar me shumë miq dhe familjarë.

Përmes një video-je në rrjetet sociale Bolt ka njoftuar se është i vetë-izoluar, dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

"Mirëmëngjes të gjithëve,

Sapo u zgjova dhe po kontrolloja mediat sociale dhe dua t'iu them që jam konfirmuar me Covid19. Bëra një test të shtunën.

Kam pasur edhe disa simptoma dhe kam pritur për të parë se cili do jetë rezultati, për t'u karantinuar më vonë.  Jam karantinuar në shtëpi për të qenë më i sigurtë dhe për ta marrë më me qetësi. Rrini në shtëpi për të qenë më të sigurtë", tha Usain Bolt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh