Atletico Madrid “mbretëron’”në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018

Atletico Madrid “mbretëron’”në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018

Lojtarët e Atletico Madrid

Sime Vrsaljko, Antoine Griezmann, Lucas Hernández dhe Thomas Lemar që sapo ka nënshkruar. Me këto emra bën që Atletico Madrid të luftojnë për lavdi të dielën në Moskë, ndjekur nga afër nga Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Marsejë, të gjithë me tre lojtarë në ditën e fundit të Botërorit.

Duhet të jetë një burim krenarie për ekipin bardhekuq, pasi kurrë në historinë e tyre nuk kanë pasur kaq lojtarë në një finale të Kupës së Botës. Kjo tregon rritjen e Atletico Madrid të drejtuar nga Diego Simeone, që jo më kot fitoi Ligën e Europës. Duhet gjithashtu të theksohet se roli i Atlético nuk qëndron vetëm në numrin e lojtarëve që ai kontribuon në finale, por në rëndësinë që ata kanë në Francë dhe Kroaci. 

Griezmann dhe Hernandez janë dy pjesë jetike në sistemin e Deschamps, dhe e njëjta gjë vlen edhe për ekipin kroat me Vrsaljko. Vetëm Lemar ka luajtur një rol dytësor në Rusi. Pas Atletico Madrid, janë dy ekipet e tjera të La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona, me tre lojtarë secili; po ashtu, edhe 2 ekipe france, PSG dhe Marseille, gjithashtu me tre lojtarë në finalen e 15 korrikut. 

Pas tyre, katër klube do të kenë dy lojtarë në finalen e madhe të Kupës së Botës. Ata janë Juventus, Inter, Chelsea dhe Monaco. Plot 10 lojtarë vijnë nga kampionati spanjoll në finalen e “Rusi 2018”. Ndërsa kampionati francez dhe ai italian përfaqësohen me 7 lojtarë. Kroacia është skuadra me prestigj në Europë, pasi lojtarët e saj luajnë në ligat kryesore europiane. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë vlerësojnë Kadarenë: Kontributet i tij ka lënë gjurmë në botë

Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë vlerësojnë Kadarenë: Kontributet i tij ka lënë gjurmë në botë