Atletiko e Madridit vazhdon marshimin drejt trofeut të La Liga-s këtë edicion, pasi ka kaluar edhe një tjetër provë të rëndësishme në shtëpi përballë Elche duke e mundur me rezultatin 2-0. Ndeshja ka folur më shumë për vendasit që të inkurajuar nga një numër rekord tifozësh në “Vincete Calderon” qe u jepnin zemër idhujve të tyre për të gjetur rrugën e rrjetës.
Pavarësisht rasteve të shumta pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura për të lënë gjithçka për në fraksionin e dytë. Në minutën e 51 David Villa humbi një rast të artë për të kaluar në avantazh Atletikon, pasi humbi një penallti.
Megjithatë vendasit nuk u dekurajuan aspak, por gjetën rrugën e rrjetës me Mirandën në minutën e 72 duke u qetësuar, ndërsa në të 90’ Costa vulosi fitoren në 2-0 me penallti. Me këtë fitore Atletiko fuqizon pozitat në vendin e parë.
d.b.shqiptarja.com
/Shqiptarja.com