"Atllas" evazion fiskal me akcizën
e alkoolit, vlera mbi 100 milionë
PDF/Ja ekstrakti i regjistrimit në QKR
Sipas Drejtorisës ë Përgjithshme të Doganave "Atllas” sh.p.k ka asgjësuar në kundërshtim me ligjin 1850 ton melase. Subjekti u gjobit me rreth 118 milion lekë.
TIRANE - Zbulohet evazion fiskal me akcizën e alkoolit me vlerë në mbi 100 milionë lekë. Zyra e shtypit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave informoi sot se “Subjekti “Atllas” sh.p.k, me status të “magazinës fiskale”, ka azgjësuar në kundërshtim flagrant me Ligjin 61/2012 “Per Aksizat ne Republiken e Shqiperise” si dhe me VKM 612, date 05.09.2012 për dispozitat zbatuese te ketij ligji, 1850 ton melase (lende e pare per prodhimin e alkoolit) pa pranine dhe kontrollin e autoriteteve doganore.
Për këtë veprim të kundraligjshëm është marrë tashmë vendimi për pagesën 101.182.500 si detyrim aksize i munguar si dhe penaliteti përkatës.
Gjithashtu, me date 09.10.2013, gjate kontrollit të ushtruar nga strukturat e specializuara në fushën e aksizes të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në magazinën fiskale të subjektit “Atllas” sh.p.k. u gjeten diferenca te theksuara midis deklarimit te subjektit dhe mallit fakt.
“Ndër të tjera, rezultoi se mbi 9300 litra alkool anhider janë hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme duke shmangur detyrimin e aksizes në shumën 4.204.350 lekë
Për këtë shkelje të dyte subjekti është penalizuar në shumën 16.871.400 leke (detyrim i munguar dhe penalitet) Totali i penaliteteve per keto dy shkelje te konstatuara arrin në rreth 118 milion lekë.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
Personeli doganor përgjegjës për mbikqyrjen e magazinave fiskale është pezulluar si dhe po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive administrative apo penale të tyre.
Njoftimi për shtyp mbyllet duke deklaruar se drejtoria e Pergjithshme e Doganave, është e vendosur për të zbuluar dhe ndeshkuar cdo shkelje në fushën e doganave të cilat krahas dëmit që i shkaktojnë buxhetit te shtetit, cënojnë rëndë konkurencën e ndershme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09