Arsenal nuk po mundet të gjejë vazhdimësi në këtë sezon të Premier League. Një javë pasi mposhti 2-0 Manchester United ekipi i drejtuar nga Mikal Arteta ka barazuar 1-1 në transfertë kundër Crystal Palace.
‘Topçinjtë’ ishin ata që kaluan të parët në avantazh me Aubameyang në minutën e 12, ndërsa nga ky moment do të ulej edhe ritmi në fazën sulmuesi. Në vijim vendasit e drejtuar nga Roi Hodson morën frerët e lojës dhe pas pushimit të pjesës së parë barazuan shifrat.
Për të ndërlikuar situatën mendoi Aubameyang që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në pjesën e mbetur të lojës Arsenal nuk mundi ti jepte një tjetër udhë kësaj sfide. Pas 22 ndeshjesh në Premier League Arsenal ndodhet në vendin e 10 me 28 pikë.