Përgjimi i Salianjit/ Vasili: Fakte të tmerrshme, Ramën e kapën kriminelët

Përgjimi i Salianjit/ Vasili: Fakte të tmerrshme, Ramën e kapën kriminelët

Ish-deputeti i LSI-së, njëherësh kryetar i grupit të kësaj force politike, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të audios nga Ervin Salianji, që pretendon se është një bisedë e zhvilluar mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të policisë së Fierit (lexo ketu). Për Vasilin, këto janë fakte të reja të tmerrshme nga nënshtrimi i policisë para krimit dhe trafikantëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Pse kryeministri ka tmerr te flase per pergjimet e reja???

Ish deputeti Salianji ka publikuar fakte te reja te tmerrshme nga nenshtrimi i policise perpara krimit dhe trafikanteve,perdorimin e tyre per interesa politike dhe mbijetesen politike te lidhur vetem me to.

Edi Rama kete polici turpi ngriti.

Ky kryeminister ja nxiu faqen Shqiperise me policine,qe eshte shtrire ne kembet e krimit dhe eshte kthyer ne sherbetore te krimineleve.

Kryeministri eshte i semure nga semundja e varesise nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre.

Kongreset nacionalsocialiste te ngjashme me "Trustin e Lulelakres" se Arturo Ui-se, nuk ja zgjidhin dot hallin te semurit nga kapja.

Kryeministri llafazan i palodhur ka qepur gojen se as i denon dot kriminelet, as flet dot per ta dhe as i con dot ata perpara drejtesise se e marrin me vete.

Vleresojeni vete kete asgjesim te shtetit duke lexuar e degjuar skandalin e bere tashme publik ne mediat shqiptare:

"Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës."

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri