'Babalja'/ Salianji publikon audion e përgjimeve: Drejtori i Policisë Fier pagoi Alizotin (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i njohur për denoncimin e 'Babales' dhe i marrë i pandehur për kallëzim të rremë për këtë çështje ka publikuar një tjetër audio e cila është në dosjen e përgjimeve të prokurorisë, të pretenduar mes drejtorit të Policisë së qarkut të Fierit, Bert Bushi dhe Fredi Alizotit, kunati i Albert Veliut, i njohur si 'Babalja'.

Ky i fundit tashmë ndodhet në Hungari, pasi ka kërkuar azil politik pas arratisjes nga Shqipëria. Salianji publikon audion e bisedës ndërsa shton se është pjesë zyrtare e dosjes 'Babale' në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Biseda është regjistruar, sipas Salianjit në 18 qershor të vitit të kaluar, pasi skandali "Babale" kishte shpërthyer.

"Drejtori i Policisë së Fierit paguan dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti. Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe dëshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminë e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë

Fredi Alizoi ka dhënë dëshminë sipas porosisë së dhënë nga qeveria, ky numri është i Bert Nushit, drejtori i policisë së qarkut të Fier. Si komunikojnë këta në një prej përgjimeve, oora 00:28 e natës, për të kuptuar si funksionon shteti dhe ligji" shkruan Salianji.

Biseda e zbardhur
Numri 0676494091-i pretenduar i Fredi Alizotit:
Numri 694110316-i pretenduar i drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi:

Bert Nushi: Fredi, Fredi...
Fredi Alizoti: Urdhëro
Bert Nushi: Ca po bën?
Fredi Alizoti: Ai është b.q. prokuror
Bert Nushi: Ku je, ore ku je?
Fredi Alizoti: Do më dëgjosh mua apo jo?
Bert Nushi: Ku je, ore ku je?
Fredi Alizoti: Dëgjo mua tani
Bert Nushi: Ku  je ore, në Fier?
Fredi Alizoti: Unë jam në Tiranë
Bert Nushi: Shumë mirë
Fredi Alizoti: Unë atë që kam nisur nuk e kthej më pas, i kam q.r
Bert Nushi: Çfarë të tha?
Fredi Alizoti: Më tha nesër në mëngjes, mo më thuaj mua zotëri, jam zoti prokuror, i thashë të kam q...motrën...
Bert Nushi: Fredi, dëgjua mua pak
Fredi Alizoti: Nuk më rruhet mua...E ka marrë përsipër Gramozi. Nuk e di si më lini mua në rrugë v..k... E ka marrë në dorë Gramozi, fola me atë se i bëra parapritë, jam i zoti
Bert Nushi: Se jam në një vendngjarje tani, cfarë do?
Fredi Alizoti: Dua dicka, se kam mbetur rrugëve
Bert Nushi: Çfarë do nga unë? Tani jam në Fier kam një ngjarje në Ballsh...
Fredi Alizoti: E mban mend ku më le radhën e parë, më dërgo njeri të më marrë ku më ke lënë radhën e parë. E mban mend?
Bert Nushi: Po, mbaj mend, po Tiranën pak e njoh
Fredi Alizoti: Jepi numrin e telefonit të më marrë
Bert Nushi: Mua mundet të mos më kapë telefoni se jam në një vend këtej, po do të nis unë njeri unë aty me lekë..
Fredi Alizoti: E more vesh, e kape, e do troç, e kape muhabetin...ej jam në mes të rrugës
Bert Nushi: Po, po, të kuptoj

Ervin Salianji u mor i pandehur për kallëzim të rremë
Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen 'Babale'. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri vitin e kaluar, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Nga tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht vitin e kaluar, Fredi Alizoti, në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga Salianji.

Alizoti që tashmë ndodhet në burg, shprehej i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar për azil. Ndërkohë që cështja për Babalen (Albert Veliun) dhe kunatin e tij është e veçuar për shkak se hetimet ndaj Salianjit nisën në kohën kur ai ishte deputet. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t'u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • salinjan BAJGA: 25/03/2019 10:06

    Po si nuk zure mënd ti mor vemje e ndyr. Ti paske qën një njeri i pa skrupullt e pa par e i pa fytyr . Po ti je dhe djal i ri mor fundērrin si meresh me kto pislliqe o fundrrin e pisët. Po ske faj ti që stë qin çfar ke në shpi. Fundërrin e qelbur djal me dinjitet ordiner . E ku e vërteton dot ti që ky është shefi i policis . Apo si babalha o salianj halja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull