Përgjimi/ Krimet e Rënda “zbarkojnë” te PD, sekuestrohet materiali për Agron Xhafajn

Përgjimi/ Krimet e Rënda “zbarkojnë” te PD, sekuestrohet materiali për Agron Xhafajn

Enkelejd Alibeaj gjate denoncimit te djeshem

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shfaqur sot në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë për të sekuestruar pamjet filmike të një përgjimi të publikuar dje nga partia opozitare, që pretendon se ka të bëjë me të Agron Xhafajn.

Prokuroria disa ditë më parë kishte nisur verifikimin e pasurisë së vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj tij dhe përfshirjen e mundshme të tij në trafikun e drogës.

Një ditë më parë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj kishte depozituar kallëzim penal për tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova. Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në përgjimin e publikuar dje nuk është i tij.

Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u be pasi kete te hene, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

PD publikoi dje një bisedë audio të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj, vëllai ministrit të Brendshëm. PD tha se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal. Por denoncuesit e këtij përgjimi pra deputetët e Partisë Demokratike, në asnjë moment nuk treguan se kush është personi që ata e quajnë bashkëpunëtori X sikurse nuk i thanë publikut se cili institucion që ka tagrin ligjor të përgjimeve mund ta ketë realizuar atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/05/2018 11:10

    Veprimi i prokurorise eshte i drejte dhe i shpejte , ne lidhje me publikimin e pergjimeve , qe sipas PD eshte per Agron Xhafajt . I gjithe dyshimi per fallcitetin e ketij veprimi, me ben te dyshoj , qe kaq budalla mund te jete vellai Fatmir Xhafajt te bente trafik kur dihej, qe opozita e luftonte me te gjitha format pasi ajo eshte detyra e saj? Megjithate sot prokuroria e pamvarur do te nxjerr te verteten , dhe kysh eshte fajtor te pergjigjet jo me gjobe , por me burg

    Përgjigju
  • Falcone: 15/05/2018 10:17

    Se e kishin me marak ate pun tre tenoret e Pd . Ja qe shkuan edhe prokuroret !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin