Auditi i PD-së për listat e zgjedhësve: Votues që banojnë në fakultete apo lulishte (E PLOTË)

Auditi i PD-së për listat e zgjedhësve: Votues që banojnë në fakultete apo lulishte (E PLOTË)

3,536,015 shqiptarë do të votojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, njoftoi ministria e Brendshme pak ditë më parë, ndërsa janë hequr personat mbi 100-vjeç dhe disa kategori të personave që po vuajnë dënimin në burgje (lexo këtu).

Në prag të zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor realizohen dy audite për numrin e votuesve dhe problemet, një nga shumica dhe një nga opozita. Dje është prezantuar në KQZ auditi i realizuar nga PD-ja, ku nxirren disa probleme. Shqiptarja.com ka siguruar raportin që ka dorëzuar audituesi i PD-së në KQZ me të gjitha problemet që sipas tij janë evidentuar.

Ministria e Brendshme deklaroi në datë 25 maj se listat janë përditësuar, pasi janë hequr dublikimet dhe adresat fiktive. Për të bërë verifikimet, KQZ-ja ngarkoi dy auditë, një nga PS-ja dhe një nga PD-ja. Por në raportin e hartuar nga audituesi i PD-së theksohet se për rreth 350 mijë zgjedhës, 10% e listës është e pamundur që të verifikohen kodet e banesave dhe hartat. Sipas raportit, zgjedhësit figurojnë të regjistruar me vendbanim në fakultete apo lulishte.

"Né analizat e béra nga ana ime jané identifikuar njé listé me kode banesash té cilat kané mé shumé se 300 banoré té cilat konsiderohen anomali. Nga kéto raste, lista me mé shume se 500 banore pér kod banese i éshté dérguar me email DPGJC duke i kérkuar sqarime mbi kéto raste dhe objektet né fjalé" thotë audituesi.

Ndërsa jep edhe disa nga rastet ku janë gjetur anomalitë sipas tij. "Në Korçë, Qendra e Votimit  3636 ka 1051 zgjedhës të regjistruar në banesën 141 që është godinë e Fakultetit të shkencave të natyrës dhe 495 zgjedhës të regjistruar në banesë 529 që siç duket qartë  në Google maps është lulishte" thotë ai.

Rasti i dytë është në Durrës, "Në QV 1470 në godinën e vogël me nr 22 banojnë plot 944 zgjedhës së bashku me familjet e tyre" shprehet ai.

Rasti i tretë është në Elbasan, ku sipas tij në "QV 2350 banojnë 408 zgjedhës me një numër banese 27 e cila është një shkallë pjesë e një godine 6-katëshe e ndërtuar para vitit 90".

Në këtë gjitha këto raste rezulton sipas audituesit se kemi të bëjmë me 'raste të manipulimit të të dhënave". Audituesi thotë se i ka kërkuar sqarime Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e ka në përgjigjen e kthyer thekson se "vijon kontrolli dhe monitorimi, por akoma nuk është konkluduar'. Sipas raportit të audituesit, "Drejtoria e Gjendjes Civile ka dështuar për realizimin e një procesi transparent, të sigurtë dhe të saktë". 

Një tjetër problem i ngritur nga audituesi ishte edhe cështja e personave që mbushin apo kalojnë 100-vjeç deri më datë 30 qershor të 2019 kur janë zgjedhjet. Ndërkohë pas publikimit të raportit, reagoi PD-ja duke akuzuar shumicën. "Nesër shqiptarët në orën 19:00 do të jenë shesh për të larguar kriminelët që po mbajnë Shqipërinë larg Europës" tha Endri Hasa.

(Kliko këtu për të lexuar auditin e plotë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)