Auditimi/ KLSH: Janar-shtator 2018, janë konstatuar 957 milionë euro shpërdorime

Auditimi/ KLSH: Janar-shtator 2018, janë konstatuar 957 milionë euro shpërdorime

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar, gjatë auditeve të kryera në periudhën 9-mujore janar-shtator 2018 parregullsi dhe shkelje finnciare nga administrata publike me dëm më shumë se 120 miliardë lekë për arkën e shtetit. Kjo shumë, e barabartë me afërsisht 957.3 milionë euro, ndahet në parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik total gati 5 miliardë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115.5 miliardë lekësh.

Në kontrollet e bëra, vlen të theksohen raste si ato të KESH sh.a, ku është konstatuar dëm në vlerën afro 1.6 miliardë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE vendimin për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjetik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga shoqëria KESH disa kompanive me çmimin e blerjes së energjisë nga shoqëria “OSHEE” sh.a nga këto kompani.

Po kështu, tek Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, konstatohet dëm ekonomik në vlerën 3.2 miliardë lekë si pasojë e rritjes drastike prej 23.6% të shpenzimeve për rimbursimin e barnave referuar shtesës së kategorisë “Të sëmurë kronikë”, ndërkohë që konstatohet ulja e numrit të përfituesve në skemë me 720 përfitues, çmimet e LBR-së nuk kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe numri i recetave është rritur vetëm me 3.4% në krahasim me një vit më parë.

Ndërsa tek Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, vlera e dëmit llogaritet, madje, në vlerën 50.7 miliardë lekë si pasojë e shpenzimeve të realizuara në kushte të paligjshmërisë proceduriale.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 34 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, në këto institucione: 1) Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit;  Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë; Hipoteka Malësi e Madhe, Elbasan; Enti Rregullator i Energjisë; Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar; Bashkia Belsh; Bashkia Rrogozhinë; Universiteti Fan S.Noli Korçë; Spitali Universitar i Traumës; Hipoteka Fier, Tiranë; Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat; Hekurudha Shqiptare Sha Durrës; Spitali Rajonal Shkodër; Bashkia Lezhë, Këlcyrë, Konispol; ALUIZNI Lushnje, Durrës ; Hipoteka Sarandë; Bashkia Dibër, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Numri i personave të kallëzuar arrin në 98.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK