Pasi u shkarkua nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda, ka ardhur edhe një reagim nga ana e tij.
Po në rrjetet sociale, Aurel Voda ka kërkuar falje publike për të gjithë qytetarët si dhe ka thënë se ka në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot ka mbushur plotë 6 vjet në këtë detyrë. Sipas Aurel Vodës, ai ka qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptarë.
Në fund Voda shton se u kërkon falje edhe familjarëve të tij duke thënë se pavarësisht gjithçkaje treni nuk do të ndalet për një person.
Reagimi i plotë i Vodës:
JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.
Lajmi kryesor:
Manastirliu shkarkon burrin e zv/ ministres! Aurel Voda kërkon falje pasi lëshoi gojën: Kam qenë mbrojtësi i taksapaguesve shqiptar
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një arkë peshk dhe një celular e çuan 10 muaj në burg, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë
15 Korrik 2022, 13:15
-
Mori ryshfet për punësim në ministri, dënohet me 10 muaj burg Rovena Voda
7 Prill 2022, 16:27
-
Mori ryshfet për punësim në ministri, SPAK kërkon 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda
2 Mars 2022, 11:07
-
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme, Rovena Voda kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
15 Shkurt 2022, 12:48
-
Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK dërgon për gjykim ish-zv.ministren Rovena Voda dhe dy të tjerat
13 Janar 2022, 15:55
-
‘Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme', lihet në arrest shtëpie Florida Beu
10 Gusht 2021, 16:35
-
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, Apeli i GJKKO lë në 'arrest shtëpie' ish-zv.ministren Rovena Voda
5 Gusht 2021, 12:49
-
Koordinatorja e platformës ‘Gati për Shqipërinë’, Bora Muzhaqi ironizon Rovena Vodën: Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e peshkut’
22 Korrik 2021, 12:20
-
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, ish-zv.ministrja e Brendshme ankimon vendimin e gjykatës, avokati: Nuk ka rrezik largimi, apo prishje provash
21 Korrik 2021, 10:51
-
Deklarata e fortë e Petro Koçit: Në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, trafikantë të drogës po fitojnë tendera
16 Korrik 2021, 11:49
-
Arkë me peshk për zv.ministren, revoltohet Murrizi: Kaq të pangopur janë këta monstra që na qeverisin, sa edhe m** po t’u japësh, nuk thonë kurrë jo
15 Korrik 2021, 21:05
-
'E do Samsung, jo Iphone', përgjimet e dosjes së SPAK, zbardhen bisedat mes avokateve: Zarfin futja në çantë se ka kamera gjithandej, mos thotë Rovena që u këputën në by... ata
15 Korrik 2021, 11:02