Aurela Gaçe:
Skerdin e mora të virgjër, po e mësoj vetë

Aurela Gaçe duket se ka një problem me të gjithë ata, që sipas saj janë të shqetësuar për jetën e private të këngëtares.

Duke u përpjekur ta kalojë me sportivitet këtë gjë, Aurela nuk nguron të bëjë edhe humor lidhur me gojët e këqija që nuk e lënë rehat.


E ftuar në emisionin “E diell” në një intervistë të gjatë me Arbana Osmanin, Aurela për gjithë meraklijet për moshën e saj dhe të Skerdit, ka pasur një përgjigje të ashpër; “Skerdin e mora të virgjër, po e mësoj vetë”, - është shprehur në një moment ajo, duke u përpjekur të jap mesazhin se jeta e saj nuk u takon llafazaneve të parukerive.


Gjithsesi rëndësi ka që Aurela të jetë e lumtur me familjen e saj, e jo të shqetësohet se çfarë mendojnë njerëzit për lidhjen e saj. Në fund të fundit, dashuria nuk njeh moshë dhe kjo është përtej kufijve shqiptarë e përtej thashethemeve.  

(J.H/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik

Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik