“Është hera e parë që marr përsipër të këndoj një këngë popullore që është e krijuar për mua, me muzikë e tekst. Në këto 20 vjet kam risjellë vetëm këngë të vjetra.
Kam sjellë edhe provuar të marr, muzikën polifonike e ta bëj me muzikë e ritme si Cinxerfile e Tundu Bejke, provë që e bëra në 1998 e 2000, në dy albumet e mija me këngë popullore.
Erdhi koha kur unë vetë e ndjeva se duhet të jem mes jush dhe me këngët e krijuara për mua”,-është shprehur Aurela pas publikimit të këngës.
Ndërkohë këngëtarja vlonjate ka gati edhe një këngë të muzikës së lehtë të cilën pritet ta publikojë në pak kohë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)