Aurela Gaçe: “Mos prisni të ndryshoj"

Aurela Gaçe: “Mos prisni të ndryshoj"
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shquar gjithnjë për stilin dhe mënyrën e aj të veçantë si në art ashtu edhe në jetën private. Këtë fakt Gaçe ka dashur t’a theksojë edhe në faqen e saj në Facebook.

“Mos prisni të ndryshoj. Jam bërë nënë, dhe është gjëja më e bukur që mund të më ndodhte, mua, e çdo femre. Të jesh nënë është mrekullia vetë. Por, nuk e kuptoj, pse presin nga unë të ndryshoj e të bëhem diçka që nuk jam?Të bëhesh nënë, do të thotë të kesh me shumë dëshire për të jetuar….je më shumë femër, je më shumë e ndjeshme, thjesht,do më shume, do më gjithë fuqinë e shpirtit. Dhe ky fakt mua me lulëzon edhe më shumë”,-është shprehur këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka theksuar se nuk do të urtësohej ndonëse koha kalon.

“Për të gjithë ata që presin që unë të urtësohem….emmmmm …prisni me kot…. Për ata që më duan kështu sic jam….do t’ju jap përherë atë që doni tek Aurela……vetë veten”. Ka thënë Aurela.

Kohët e fundit Gaçe ka publikuar këngën e saj më të re “Ja ka nge”.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të