Gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook” kur akrepat e orës kanë shënuar 00.00, Aurela ka shkruar disa rrjeshta duke thënë se kjo ditë është dita më e lumtur e jetës së saj, por në të njëtën kohë dhe më e zymtë pasi lajmi për sjelljen e armëve bërthamore në Shqipëri e ka trembur.
“Lumturia më e madhe, pasuria më e madhe që kemi është ajo që na lumturon të gjithëve në familje. Përditë rritet e na tregon me vepra se ka filluar të kuptojë shumë. Po tani që kam Grace në jetën time, jeta merr tjetër kuptim. Jam nënë dhe fëmijës tim dua ti jap çdo gjë të mirë të mundshme. Por nuk di, me këtë arsenal armësh kimike që duan të shkatërrojnë këtu, kam një frikë të tmerrshme se çdo gjë ndryshon”, ka shprehu Aurela.
Shkrimi u botua në gazetën "Shqiptarja.com" me datë 13.11.2013
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)