Këngëtarja Aurela Gaçe, here pas herë hap arkivat e karrierës së saj artistike duke i kujtuar me nostalgji ato festivale. Këtë herë përmes postimeve të disa fotove në rrjetet sociale, nuk ka nguruar të tregojë vitet që i është dashur të punojë shumë, ndërsa pas nuk ngelen as miqtë e saj më të dashur.

Në foton e pare ajo shkruan; “Këtu kam dale me Dashnorin, me Dashnor Dikon dmth :) Një nga miqtë e mijë më të mirë e të vërtetë”, shkruan Aurela.

Ndërsa në një foto tjetër ajo kujton vitin 1999 dhe shkruan: “Në skenë me një këngë të Adi Hilës e Jorgo Papingjit, ku thosha se do doja ti ngjaja Charlie Chaplin. ... të këndoja e t’i beja njerëzit te ndiheshin mirë.

Nga albumi i parë me muzike të lehtë”. Por, pavarësisht viteve, Aurela vazhdon të jetë zëri model i festivaleve shqiptare.

aurela gace

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)