Aurela Gaçe premton më
të mirën në “The Voice of Albania”

Aurela Gaçe premton më<br />të mirën në “The Voice of Albania”
Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë  në media, në këtë edicion të “The Voice of Albania” pjesë e jurisë nuk do të jetë më Miriam Cani, por këngëtarja Aurela Gaçe. Ajo është shprehur për Top-Channel se është kënaqësi për të bashkëpunimi me emra si Sidrit Bejleri, Alma Bektashi apo Elton Deda.

Gjithashtu Gaçe ka theksuar se do të dhurojë spektakël  për fansat e saj dhe jo vetëm. “Unë jap fjalën që do jem vetja ime se nuk bej dot ndryshe. Ata njerëz që janë skeptike do t'i bëj të dashurohen me mua, ndërsa ata që s'më pëlqejnë, do t'i bëj të ngulen përpara televizorit.

aurela gace

Përsa i përket konkurrentëve do të mundohem të jem shoqe me ta, por do të kërkoj maksimumin pa u treguar e vrazhdë, pasi unë e di shume mirë se çdo të thotë të kesh një ëndërr. Do të mirëkuptoj emocionet e skenës, pasi edhe unë sot pas kaq vitesh, vazhdoj të pushtohem nga emocionet thuajse çdo dalje përpara publikut,”-është shprehur Gaçe.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja është komentuar dhe ka qenë aperturë e shumë suplementeve rozë për shkak të dasmës së saj me Skerdin.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat