Aurela Gaçe 'ironizon' Ramazzotti-n
"Mëso nga ne, je keq me klikimet"

Aurela Gaçe 'ironizon' Ramazzotti-n<br />
Të gjithë e kemi vënë re garën e çmendur që bëhet mes artistëve për klikime. Një fenomen i tillë është shumë i prekshëm edhe në realitetin e artistëve shqiptarë, që arrijnë shifrën e disa milionë klikimeve brenda pak ditësh, edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, e rrjedhimisht me një numër të vogël popullsie.

Këtë fakt e ka vënë në dukje artistja Aurela Gaçe, e cila ka ‘ironizuar’ këngëtarin e madh italian Eros Ramazzotti, pasi ky i fundit kishte vetëm 1,245,865 klikime, edhe pse kënga e tij është publikuar që në janar dhe bëhet fjalë për një artist me famë ndërkombëtare, shumë të preferuar edhe në Italinë me 60 milion banorë.

'Ndihmë o njerëz të mirë. Meqë s'kam qenë kurrë mirë me matematikën, s'po më del mirë llogaria dhe po kërkoj pakëz ndihmë. Ore, si ka mundësi, Eros Ramazzoti ka 5 muaj që ka publikuar një këngë dhe ka 1 milionë e 245 mijë shikime? Edhe të mendosh që Italia ka më duket 60 milionë banorë. Edhe plus të mendosh që ky njeriu që quhet Eros Ramazzoti tani është në tur botëror, që dmth ai nuk është artist brenda kufijve të një shteti, siç jemi ne të shkretët. Nejse ne aq të shkretë nuk jemi, se ne të gjithë kemi 1 milionë klikime në një javë. Edhe numrin e popullsise ju e dini. Prandaj s'po më del llogaria o shokë. Po patjetër Erosi s'ka famë ë??? S'i mbush as stadiumet ky ë? Ore kush ma thotë po vras mendjen, pse qeni im ka tre ditë që më leh me zë të ngjirur ë? Po ky të vijë një xhiro këtej nga ne. Mbase jo ky se s'ka kohë, por menaxhimi i tij. Të vijë ore ta mesojmë pak se duket keq kështu pa klikime. Më falni ë, mbase ju vë edhe ju në mendime por s'po e zgjidhja dot vetë këtë ekuacion kaq të vështirë,’ ka shkruar këngëtarja në Instagram, duke marrë mbrapsht mbështetjen e ndjekësve të saj.
 aurela gace
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar