Këngëtarja Aurela Gaçe ka zbuluar se së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor dhe këtë herë do të jetë nëj bashkëpunim.
Do të jetë pikërish Genc Prelvukaj ai që do të këndojë me Aurelën. Nga paralajmërimi i këngëtares pritet që kënga të kthehet në super hitin e verës.
“Thjeshtë, pastër, bukur, kaq tani për tani. Me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt, sot Etnon. Prandaj ftesën e Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri. Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. ‘Adrenalinë’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit”.- ka shkruar Aurela ën postimin e saj.