Historia e Mozaikut të Tiranës.

Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhës se Berishës se pare ishte pjese e një debati midis specialisteve te Trashëgimisë Kulturore. Koha menjëherë pas rënies se komunizmit mund ta justifikonte disi këtë retushim historik ne një prej veprave me madhore artistike te periudhës se realizmit socialist.  Ndërkohë heqja fare e Yllit te madh pas figurës se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punëtorit ne Mozaik ishte një ndërhyrje qe i hiqte një pjese te mire te kuptimit kësaj vepre te realizmit socialist.( përsëri ne atë kohe) 

Restaurimi i pritshëm me një fond te Bashkimit Evropian e konsolidoi veprën nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjesët e hequra me pa te drejte nga një vepër qe i përket një epoke tashme te përfunduar.  A duhet retushuar historia ne këtë mënyrë?   A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njëjtin standart si praktikat e periudhës komuniste e cila retushonte historinë përpara saj?  A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizëm  cili e mësoi historinë te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njëjtën mënyrë te mësuarit te historisë?  A duhet një vepër e financuar nga fonde evropiane te përfaqësojë një histori te retushuar?

Ndërkaq specialistë të fushës, por edhe intelektualë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme në këtë debat. Eksperti i fushës Federik Stamati është i mendimit që nuk duhet ndërhyrë. Ndërkaq, Neritan Sejamini, analisti i njohur thotë që nuk mund të prezantohet Tirana me një vepër e porositur për t’i  shërbyer propagandës.

Foto, si ka qenë më parë Mozaiku në Muzeun Historik
 

Foto, si u ndryshua Mozaiku në Muzeun Historik gjatë qeverisjes së Berishës më 1992