Konfliktet për sipërfaqet e plazheve, mungesa e shërbimeve publike, papastërtitë dhe mbeturinat në rërën e tyre, ishin problemet e hasura gjatë sezonit veror të shkuar, qe kanë mbledhur bizneset e bregdetit të Gjirit te Lalzit dhe Kryetarin e Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.
Biznesmenët e zonës e konsideruan si te domosdoshëm ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të rërës së plazhit të Gjirit të Lalzit. Ndërsa Tare theksoi se mangësitë e verejtura nuk duhet të përsëriten më. Sipas tij, kjo gjë do të minimizonte edhe evazionin fiskal që është konstatuar gjatë këtyre viteve.
"Duam të vendosim disiplinën në zonën bregdetare, disiplinën e ndërtimeve, planifikimeve, të pagesave. Ka një evazion të madh fiskal përgjatë vijës bregdetare, ka njerëz të cilët nuk paguajnë detyrimet që kanë, ndaj duam që t'i japim një drejtim komuniteteve në zhvillimin e qëndrueshëm te zonave bregdetare", tha Tare.
Plazhi i Gjirit të Lalzit është kthyer në një zonë mjaft tërheqëse për pushuesit gjatë stinës së verës. Ndaj, vuri ne dukje Tare, duhet te fillojmë menaxhimin pozitiv qysh tani, që vera e ardhshme të mos na gjeje të pa përgatitur.
ATSH
/Shqiptarja.com