Auron Tare: Shaban Qosja nga Përmeti

Auron Tare: Shaban Qosja nga Përmeti

Shaban Qosja apo “Shaboni”  ka qene një figure mitike e Tiranës se viteve 50-60tave.  Brezi i ri nuk besoj se ka dëgjuar ndonjë këtë figure piktoreske qe bridhte rrugicave të Pazarit të Tiranës.

I vogël kam dëgjuar shpesh rrëfenjat e Non Ijes për Shabonin. Nënë Ija një plakë fisnike Tironse e fisit te Xhepajve që jetonte e rrethuar nga një oborr i madh me lule mbrapa dyqanit legjendar te Demnerit, tregonte se Shaboni ishte një mesoburrë me një hunde të stërmadhe. I veshur me rroba të vjetra dhe me  Opinga po aq te vjetra. Ishte i njohur si një personazh pa të cilin Pazari I Tironës nuk mund të kuptohej.  Kishte një dyqan të vogël te Rruga e Kavajës dhe shiste fruta të cilat i blinte nga katinarët e Tironës.

Shaboni bridhte nëpër Pazar nga një cep tek tjetri ku herë me të mirë e herë me te keq gërricej me katunarët që zbrisnin nga katundet e tyre të cilët me kureshtje i shikonin hundën e tij legjendare. Hunda e stërmadhe e Shabonit ishte objekt kurioziteti dhe në Tironën e asaj kohe gjysmë qytet dhe gjysmë fshat, fama e hundës të Shabonit ishte shpërndarë kudo.  Shpesh kalamajtë e përndiqnin nga pas duke i thirrur në korr O Shabon Hundëderri. 

Një herë dyqanxhinjtë e Pazarit bënë me fjalë qe kur Shaboni të kalonte nëpër rrugicat e tyre të mos i flisnin fare dhe as të mos e shikonin duke qeshur hundën e tij.  Shaboni erdhi si zakonisht dhe pasi brodhi  nga dyqani ne dyqan i çuditur që askush nuk qeshte me të dhe askush nuk i fliste,  nuk duroi dot por filloi të bërtiste me të madhe nga inati qe katunarët nuk po përfillnin fare dhe nuk po i kushtonin asnjë vëmendje.

Shaboni iku dhe qe nga ajo dite thoshin plakat e Tironës se vjetër, Shaboni u bë me fiksime dhe gërricej me këdo që nuk i kushtonte vëmendje hundës së tij. Historia e Shabonit gjysmë e vërtetë e gjysmë legjendë mu kujtua për një “Shabon” modern nga Përmeti, qyteti që e kam aq përzemërt. “Shaboni” nga Përmeti  ku e ku një karikature e Shaban Qoses se vjetër,  është një sharlatan,  të cilit si dyqanxhinjtë e Tironës  dikur pasi  Shaboni doli nga burgu i jepnin ndonjë kafe veresie,  e kemi ndihmuar modestish. Mirëpo mirënjohja  në këto kohë është një virtyt i pa njohur për këta sharlatanë provincial .  “Shabon Permeti” fatkeqësisht  është një fenomen i kohës ku jetojmë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Albini, pushimet në Greqi ndërsa fushatën në Shqipëri

Albini, pushimet në Greqi ndërsa fushatën në Shqipëri