Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në Dritare TV tregon se si po ndikon Albin Kurti në turizmin shqiptar. Gazetari thotë se Kurti është i vetmi kryeministër që nuk vjen të pushojë në Shqipëri, por vetëm për të bërë fushata elektorale kundër Edi Ramës.
“Shifrat tregojnë që për meritë të shqiptarëve, bujtinave, rrjeteve sociale, marketingut që ka bërë qeveria, Shqipëria ka një numër më të madh turistësh, sesa viti që shkoi. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Propaganda sot bëhet për turizmin elitar, që fillon nga Palasa, deri në Ksamil.
Pra propaganda që bëhet në rrjetet sociale, në portale, është pikërisht për jugun e Shqipërisë. Nxjerrin foto të shezlongeve bosh dhe thonë u braktis Shqipëria. Në këtë lojën e dëmtimit të Shqipërisë për t’ia hequr këtë turistin që paguan shumë ose turistin e mesëm ka disa fushata politike që ndërmerren vazhdimisht. E bën Albin Kurti në Kosovë, që është kryeministri i vetëm që nuk vjen të pushojë në Shqipëri, por vetëm për të bërë fushata elektorale kundër Edi Ramës. E bën me deklaratat e ushtarëve të tij që thonë ne jemi kombi kosovar, do ta braktisim Shqipërinë tani se na u hoqën vizat për në Evropë. Në fakt nuk kanë qenë kurrë turistë patriotë, por turistë xhepi, që kanë ardhur vetëm se ka qenë lirë, jo se u plas shumë për Shqipërinë.”, tha gazetari Muça në Dritare TV.
![]()
Kujtojmë pushimet e kryeministrit të Kosovës, Kurti në një resort luksoz në Greqi, “Grand Resort Lagonissi”, në 2021.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ky shkon te raportoj ne greqi eshte koke e kembe i shitur tek greku e serbi..
PërgjigjuNormal qe do iki Greqi, të vejë ke çamët e jugut qe ta shesin shërbimin sa frëngu pulën. Se na u bë d pëllëmbë vënd jugu më I shtrenjtë se Mikonos apo Maldivet
PërgjigjuTunxh o bir,,Ke hadh se nuk Ka lek ky spiuni serve,,,dhe po Ka shkuar ne greq per te kursyer,,ky punon gjithmon kunder shqiperise,,,ky nuk Ka ardhur kurr per pushime ne shqiperi edhe kur cminet ishin normale,,ik o tunxh mos na rraj tooet megjith kte legenin serb kurtovic,,,,
Doli dhe Albini politikan pordhac
Përgjigju