AUSTRALI - Uji i disa prej plazheve të Sidnejt në Australi “u gjakos” dhe e gjitha kjo për faj të një alge. Mediat lokale thanë se alga “Noctiluca” mund të shkaktojë një skuqje të lëkurës dhe është konsideruar e dëmshme pasi mund të shterojë nivelet e oksigjenit në ujë dhe mund të ngordhë peshqit.

Gazetat lokale shkruan se ishin serfistët që dalluan të parët algën përgjegjëse për lëshimin e pigmenteve ngjyrosës në plazhin e Bondit. Gjithashtu që në mëngjes edhe në Wamberal në Bregun Qendror dhe Cronulla Beach në jug të qytetit, uji i oqeanit ka qenë i ngjyrosr me të kuqe.

Fenomeni i rrallë i algës u shkaktua ndoshta nga një rritje e papritur e temperaturës së ujit dhe lagështisë, duke sjellë lëndë ushqyese nga thellësia e oqeanit deri në sipërfaqe, shtuan mediat lokale.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)